GARETH BALE

the guardian
Do të përmirësohem
31 October, 2013 @15:01
Gareth Bale thotë se ai do të bëhet edhe më i mirë me kohë, pas fitores së mbrëmshme dhe paraqitjes së tij shumë të mirë në ndeshje ndaj Sevillas.
Bale, pas El Clasicos së humbur nga Barcelona u kritikua shumë, mirëpo ai i është kunëdërpërgjigjur kritikëve me paraqitje mbrëmë.
Uellsiani 24 vjeçar që i kushtoi Real Madridit 100 milionë euro ka shënuar dy gola dhe ka asistuar në një gol tjetër në fitoren 7-3 ndaj Sevillas.
“Po ndihem mirë, mirëpo ky ende nuk është 100%-shi im,” ka thënë krahu madrilen për faqen zyrtare të ‘los blancos-ve’.
Tash Bale shpreson për një performancë të njejtë e pse jo edhe më të mirë ndaj Rayo Vallecanos në fundjavë para se të ndeshen me Juventusin në Juventus Arena në kuadër të Ligës së Kampionëve në mesjavën e ardhshme.
“Kemi ndeshje të mëdha përpara nesh dhe shpresoj që të vazhdojmë me fitore dhe me performanca të tilla si mbrëmë,” ka përfunduar Bale për faqen zyrtare të klubit.