LEAGUE CUP

REUTERS
City shpërthen në vazhdime
30 October, 2013 @23:41
Skuadra e Manchester Cityt ka arritur të këndellet pas humbjes së fundit ndaj Chelseat në Premier League tre ditë më parë.
Të kaltërit e Manchesterit e mposhtën Newcastle Unitedin në kuadër të Kupës së Ligës.
Në të vërtetë, ndeshja e zhvilluar në stadiumin St. James’ Park përfundoi pa gola, dhe Manchester City fitoren e siguroi vetëm pas dy vazhdimeve nga 15 minuta.
Balancin në rezultat e theu sulmuesi spanjoll, Alvaro Negredo, i cili shënoi në minutën 99’, kurse gjashtë minuta më vonë, Edin Dzeko realizoi për ta vulosur rezultatin final të ndeshjes në 2-0.
Me këtë fitore, City është bërë skuadra e shtatë që ka siguruar çerekfinalen në Kupën e Ligës, ndërsa skuadra e fundit do të përcaktohet nga dueli ndërmjet Sunderlandit dhe Southamptonit.