Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

VALLADOLID

Rama fiton pikë

Rama fiton pikë


30 October, 2013 @22:11

Ekipi i kosovarit Valdet Rama, sot ka pasur rastin që të bëjë përmbytjen e javës në La Liga, por nuk e ka arritur këtë pasi që gjermani Patrick Ebert ka dështuar të shënojë penalltinë në minutën e fundit të takimit. 

Mirëpo, ekipi ku luan Rama, gjithsesi se duhet të jetë i kënaqur me rezultatin e arritur karshi kundërshtarit të fortë si Real Sociadad, që bën gara në Ligë të Kampionëve. 

Rama me kompaninë kanë qenë në disavantazh dygolësh nga ekipi bask, por kanë arritur që në pjesë të dytë të shënojnë dy herë për të barazuar rezultatin, derisa krejt në fund Ebert dëshoi të bënte rikthimin e javës nga penalltia. 

Valdet Rama ka qenë afro 70 minuta në fushë, derisa trajneri Juan Ignacio Martinez e zëvendësoi atë. Pika e fituar është e rëndësisë së madhe për Valladolidin që lufton për të mbajtur statusin elitar në La Liga. 

Rezultatet dhe tabela aktuale.


 
Të gjitha lajmet nga La Liga