Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

'TRADHËTIA'

Refuzon Brazilin për Spanjën

REUTERS

Refuzon Brazilin për Spanjën


30 October, 2013 @14:23

Sulmuesi brazilian i Atletico Madridit, Diego Costa, ka refuzuar ftesën e kombëtares braziliane në futboll, duke thënë se ai do të pranojë atë spanjolle nëse i vjen. 

Costa që është paraqitur dy herë me fanellën e Brazilit në miqësore ka të drejtë të zgjedhë përfaqësuesen e tij, pasi që miqësoret nuk llogariten si ndeshje zyrtare në kalendarin e FIFA-së. 

Kështu, Costa i cili ka edhe pasaportë spanjoll ka thënë se dëshiron të jetë në dispozicion të trajnerit të kombëtares spanjolle, Vicente Del Bosque, para asaj të Luis Felipe Scolarit që është organizatore e Kampionatit Botëror të radhës. 

Sulmuesi 25 vjeçar është duke shkëlqyer për ekipin e tij Atletico Madrid këtë stinor, pasi që ka shënuar 13 gola në 13 ndeshjet e zhvilluara me ekipin e tij në të gjitha garat. 


 
Të gjitha lajmet nga La Liga