Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

ARSENE WENGER

Gabimet përmirësohen

REUTERS

Gabimet përmirësohen


30 October, 2013 @13:50

Pas nisjes së keqe të stinorit në Premier League të Arsenalit, kur humbën nga Aston Villa në shtëpi, ‘Topçinjtë’ janë kundërpërgjigjur në mënyrë fantastike kundërshtarëve në ligë duke dalë në vendin e parë. 

Sidoqoftë, përkundër këtij suksesi, pytjet se a do të mund t’i bëj ballë Arsenali ndeshjeve në të gjitha garat dhe ndaj ekipeve të mëdha kanë mbetur në dyshim. 

E kjo ra në sy mbrëmë, kur Arsenal u mposht nga një ekip i dytë i Chelseat 2-0 në Emirates. Arsenali humbi edhe nga Borussia Dortmund në mesjavën e kaluar në kuadër të Ligës së Kampionëve në shtëpi. 

“Të mos japim konkludime të shpejta,” ka thënë Wenger pas ndeshjes, transmetojnë mediat angleze sot. 

“Nëse i mbledhim të gjitha pikët që nga 1 janari, më duket se kemi mbledhur më shumë pikë sesa çdo ekip tjetër. Sa më shumë të kalojë koha, do të shihni cilësi më të lartë të ekipit krahasuar me ndeshjet e fundit në shtëpi,” ka shtuar françezi, që me ikjen e Sir Alex Fergusonit në pension, është trajneri më në moshë në Premier League. 

“Natyrisht që është e vështirë të pranohet ajo çka na ndodhi në dy ndeshjet e fundit në Emirates, por gabimet janë për tu përmirësuar. Ne do të vazhdojmë të luajmë lojën tonë, ndërsa në ndërkohë do t’i eliminojmë gabimet, do t’i nxjerrim ato jashtë sistemit,” ka thënë tutje Wenger. 

Dyshja spanjolle e Chelseat, Cesar Azpilicueta dhe Juan Mata, që nuk gjejnë vend në formacionin bazë të ndeshjeve të Premier League të Jose Mourinhos kanë shënuar në fitoren e të kaltërve të Londrës në League Cup ndaj Arsenalit. 

E në anën tjetër, Jose Mourinho, ka thënë se Chelsea tashmë është bërë ekip që do të konkurrojë në të katër frontet për tituj, pas fitores së mbrëmshme ndaj Arsenalit. Chelsea mposhti në fundjavë Manchester Cityn në derbi të javës së Premier League dhe ka kaluar në vendin e dytë të tabelës. 


BLLOKU BERGAMEZ

Atalanta, e pakalueshme për Interin

Serie A

Atalanta, e pakalueshme për Interin

30/10/13 @ 08:52

FIFA TAKIMI

Reagojnë mediat serbe, Karadzic harron fjalët

FFK Superliga/International

Reagojnë mediat serbe, Karadzic harron fjalët

29/10/13 @ 13:40

FIFA

Vokrri e Karadzic, edhe një takim

FFK Superliga/International

Vokrri e Karadzic, edhe një takim

29/10/13 @ 13:30

XHIROJA XIII

Derbi në Merdarë sot, lideri pret nënkampionen

FFK Superliga

Derbi në Merdarë sot, lideri pret nënkampionen

29/10/13 @ 09:36

MEDIA TALK

Inter po mundohet ta marrë sulmuesin e West Hamit

Premier League/Serie A/Transfere

Inter po mundohet ta marrë sulmuesin e West Hamit

30/07/23 @ 19:44

DANEZI NË OLD TRAFFORD

Rasmus Højlund - para zyrtarizimit te Manchester United

Premier League/Serie A/Transfere

Rasmus Højlund - para zyrtarizimit te Manchester United

30/07/23 @ 14:11

VAZHDON KONTRATËN ME EKIPIN E FËMIJËRISË

Me rrogë të re, Rashford vazhdon deri në vitin 2028

Champions League/Premier League

Me rrogë të re, Rashford vazhdon deri në vitin 2028

18/07/23 @ 22:29

MEDIA TALK

Broja kërkon largimin nga Chelsea, dy ekipe të PL janë të interesuara

Premier League/Sportistë shqiptarë në botë/Transfere

Broja kërkon largimin nga Chelsea, dy ekipe të PL janë të interesuara

04/07/23 @ 11:10

PREMIER LEAGUE

Sa kanë fituar ekipet e Premier League gjatë sezonit 22/23?

Premier League

Sa kanë fituar ekipet e Premier League gjatë sezonit 22/23?

21/06/23 @ 10:36

the GUNNERS

Partey mund të shkojë, nëse vjen Caicedo

Champions League/Premier League/Transfere

Partey mund të shkojë, nëse vjen Caicedo

14/06/23 @ 08:56

PARADA E FITUESVE

Rreth 200 mijë tifozë priten të festojnë trofeun me Manchester Cityn

Champions League/Premier League

Rreth 200 mijë tifozë priten të festojnë trofeun me Manchester Cityn

11/06/23 @ 23:51

MANCHESTER CITY KAMPION EVROPE

Manchester City për herë të parë fiton Ligën e Kampionëve, kompleton tripletën!

Champions League/Premier League

Manchester City për herë të parë fiton Ligën e Kampionëve, kompleton tripletën!

10/06/23 @ 23:03

CITY FITON EDHE KUPËN

Manchester City fiton edhe FA Cup

Premier League

Manchester City fiton edhe FA Cup

03/06/23 @ 21:08

POCH ZYRTARIZOHET TE CHELSEA!

“Ai duhet të fitojë”, Chelsea emëroi Pochettinon

Premier League/Transfere

“Ai duhet të fitojë”, Chelsea emëroi Pochettinon

30/05/23 @ 14:23


 
Të gjitha lajmet nga Premier League