XHIROJA XIII

BOROZANI/Erdis Driza
Derbi në Merdarë sot, lideri pret nënkampionen
29 October, 2013 @9:36
Ndeshja e sotme ndërmjet Hysit dhe Ferizajit që zhvillohet në Merdare do të jetë derbi i xhiros së XIII të Superligës së Kosovës në futboll, pasi që takohen i dyti dhe i treti në renditje.
Hysi, që në pesë xhirot e fundit është në një rënie të dukshme të formës, pasi që ka shënuar vetëm një fitore, do ta pret sot Ferizajin e Bylbyl Sokolit - që për të kundërtën është në formë jetësore dhe nuk po fal askë.
Ferizaji në pesë xhirot e fundit ka vetëm një barazim ndaj Ferronikelit si vendas, derisa të gjitha ndeshjet tjera brenda e jashtë i ka fituar, përfshirë këtu edhe kundërshtarë si Prishtina e Trepça’89 - që janë kampionë dhe nënkampionë aktual të Kosovës në futboll.
Kjo do të jetë ndeshja e vetme për sot, derisa nesër luhen katër takime e pasnesër Prishtina pret në stadiumin e Qytetit Ferronikelin, që është ngujuar në fund të tabelës.
Nesër lideri i Superligës, Llamkos Kosova pret në shtëpi ekipin e Trepçës’89.
Tabela aktuale, para xhiros XIII
SUPERLIGA, XHIROJA XIII, Orari:
14:00 Sot | Hysi-Ferizaji | Gjyqtarë: K.Vula, F.Jakupi, B.Këpuska, B.Kosumi; | |
14:00 Nesër | Drita-Fushë Kosova | Gjyqtarë: A.Tahiri, J.Musolli, R.Hyseni, B.Fejzullahu; | |
14:00 Nesër | Llamkos Kosova-Trepça'89 | Gjyqtarë: H.Hajdari, B.Selimaj, M.Qehaja, I.Shuleta; | |
14:00 Nesër | Hajvalia-Besa | Gjyqtarë: M.Baliu, F.Abrashi, I.Kabashi, G.Nuza; | |
14:00 Nesër | Trepça-Drenica | Gjyqtarë: T.Maloku, A.Ejupi, Artan Latifi, I.Kelmendi; | |
14:00 Pasnesër | Prishtina-Ferronikeli | Gjyqtarë: F.Tahiri, D.Preniqi, E.Zeqiri, S.Isufi; |