LOUIS II

Monaco fituese në derbi
27 October, 2013 @20:13
Skuadra e udhëhequr nga Claudio Ranieri, Monaco, ka vazhduar me rezultate të mira në Ligue 1, pasi që kanë kaluar lehtë në derbi ndaj Olympique Lyonit me rezultat 2-1 në pasditen e sotme.
Radamel Falcao ka shënuar golin e tij të tetë të stinorit sonte, për të ngritur në 2-0 epërsinë e ekipit nga principata, pasi që më parë kishte shënuar marokeni Mounir Obbadi për 1-0.
Ky ishte rezultati i pjesës së parë në stadiumin Louis II, ndërsa në pjesën e dytë Lyoni arriti vetëm të ulë epërsinë me anë të sulmuesit françez, Bafetimbi Gomis, por jo edhe më shumë, për të vërtetuar krizën në ekip pas shitjes së disa lojtarëve kyq këtë stinor.
E Monaco, me fitoren e shtatë nga 11 ndeshje dhe ende pa humbje shpreson në humbje të rivalit kryesor për titull, Paris St Germain, ashtu që të mbetet lider i Ligue 1 pas përfundimit të xhiros XI.