Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

FIFA

Vokrri e Karadzic, edhe një takim

FIFA

Vokrri e Karadzic, edhe një takim


29 October, 2013 @13:30

Takimi i shumëpritur ndërmjet kryetarit të Federatës së Futbollit të Kosovës dhe atij të Serbisë ka kaluar frytshëm, shkruan në njoftimin e saj faqja zyrtare e FIFA-së sot, menjëherë pasi që palët kishin dalur nga mbledhja. 

Sipas FIFA-së, kreu i Federatës serbe dhe asaj kosovare janë pajtuar që të diskutojnë mënyrat për të promovuar futbollin kosovar dhe për të gjetur zgjidhje të përbashkët. 

Vokrri dhe Karadzic kanë rënë dakord që të mbahet edhe një takim, para mbledhjes së Komitetit Ekzekutiv të FIFA-së që është paracaktuar për datën 4 dhe 5 dhjetor. 

Në takimin e sotëm, pjesëmarrës kanë qenë: FIFA (Joseph Blatter, kryetar; Thierry Regenass, drejtor i shoqatës dhe i zhvillimit të anëtarëve të FIFA-së; Primo Corvaro, kreu i shoqatës së anëtarëve), Federata e Futbollit të Kosovës (Fadil Vokrri, kryetar; Eroll Salihu, sekretar gjeneral; Flamur Bunjaku, anëtar i Komitetit Ekzekutiv) Federata e Futbollit të Serbisë (Tomislav Karadzic, kryetar; Ivan Curkovic, nënkryetar; Zoran Lakovic, sekretar gjeneral). 


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga