Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

ROMA REKORDERE

Kush është Rudi Garcia?!

Getty Images

Kush është Rudi Garcia?!


30 October, 2013 @15:46

Pronari i Romës, James Palotta, kishte shokuar tifozët kur në qershor solli strategun françez Rudi Garcia në krye të ekipit. Francesco Totti i plakur, Daniele De Rossi afër largimit, ndërsa Roma kishte shitur dy sulmuesit më të mirë të stinorit: Pablo Osvaldo dhe Eric Lamela. 

STËRVITJET ME FISHKËLLIMA

Mirëpo, Palotta ka qenë i bindur që ka fituar Jack-Pot’in pasi që Garcia pas pesë viteve të kaluara në Lille kishte pranuar Romën. Ai kishte fituar kurorën e dyfishtë me Lille-in. Gjithsesi, Garcia ishte pritur me fishkëllima nga tifozët e zjarrtë romak në stërvitjen e parë me ekipin e tij të ri. 

“Këta me siguri janë tifozë të Lazios,” kishte thënë gjakftohti Garcia, pas stërvitjes. 

Tre muaj më vonë... 

Mijëra tifozë romak janë të pranishëm në stërvitjet e ekipit. Futbollistët e Romës po priten në aeroport. Për Garcian thonë që ia ka marrë zemrën edhe pesimistit më të madh brenda adhuruesve të Romës. 

RILINDJA ROMAKE

Rudi Garcia me origjinë është spanjoll. Ai ka mësuar shpejtë italishten. Ndërsa pasi Roma deri më tani ka vetëm fitore, nga të gjitha ndeshjet e deritashme në Serie A dhe golaverazh 22:1, ka thënë: 

“Nuk duhet menduar në titullin e fituar në vitin 2001. Është me rëndësi të fokusohet në një vend që dërgon në gara europiane. Si dhe ju lutem, të mos e përmendni fjalën Revolucion, ajo fjalë është me rëndësi në Francë.” 

Si e bëri rilindjen romake Garcia? Thjeshtë, iu përkushtua filozofisë së dëshmuar se sulmi është mbrojtja më e mirë. Taktizimet e shumta të Zdenek Zemanit u ndërruan me lojë të thjeshtë, me pasime të shkurtëra, sulme nga krahët me anë të të shpejtit Gervinho, ndërsa me rikthimin e Tottit legjendar iu kthye edhe formacionit 4-3-3, pa sulmues klasik, pasi që Totti i përshtatet lojës së bashkëlojtarëve. 

ZHVESHTORJA DHE GARCIA

Garcia në një mënyrë të tillë kishte transformuar edhe Lille-in që fitoi titullin kampion për herë të parë pas vitit 1955! Zhvilloi lojtarët si Ludovic Obraniak dhe Michel Bastos, ndërsa dërgoi në orbitë super të riun e talentuar, Eden Hazard - sot yllin e Chelseat. Lille nga një ekip i orientuar në mbrojtje, u bë ekipi më i rrezikshëm në Francë - dhe titulli nuk mungoi. 

Edhe një gjë është me rëndësi të madhe për Garcian. 

“Futbollistët duhet të ndihen këndshëm, asnjëherë nuk duhet harruar ditëlindjet e tyre, këto gjëra të vogla do të thonë shumë. Sillem si trajner, nuk komandoj, vetëm flasim dhe bashkërisht sjellim vendime - kjo është filozofia ime,” ka thënë ai. 

ROMA REKORDERE 

Roma është aktualisht rekordere e me nëntë fitore në fillim të kampionatit në Itali. Roma ka gjasa që të thejë rekordin e Juventusit nesër nëse e mposht Chievon. Me vetëm një gol të pranuar pas këtyre xhirove, ‘ulkonja’ ka ngjallur kujtimin në Milanin e vitit 1993/94 me Fabio Capellon. Ky ekip kishte fituar Barcelonën me yje botërore 4-0 në finale të Ligës së Kampionëve. 

PUNË PËR KAPITENIN

Ekipi nga kryeqyteti nga shitja e lojtarëve gjatë verës fitoi 105 milionë euro, ndërsa harxhoi 66 milionë në përforcime si Kevin Strootman, Mehdi Benatia, Gervinho dhe Adem Ljajic. 

Njëherë kapiteni legjendar Francesco Totti kishte për detyrë t’i udhëheq lojtarët si Gabriel Batistuta, Cafu, Aldair e Vincenzo Montella drejt titullit kampion në vitin 2001. Tash kapiteni duhet t’i udhëheq në moshën 37 vjeçare disa fëmijë të zjarrtë që janë të gatshëm për të sjellë Scudetton në Olimpico pas 13 viteve!


'TRADHËTIA'

Refuzon Brazilin për Spanjën

La Liga/International

Refuzon Brazilin për Spanjën

30/10/13 @ 14:23

E-BAY

Allegri në shitje!

Serie A

Allegri në shitje!

30/10/13 @ 14:03

ARSENE WENGER

Gabimet përmirësohen

Premier League

Gabimet përmirësohen

30/10/13 @ 13:50

BLLOKU BERGAMEZ

Atalanta, e pakalueshme për Interin

Serie A

Atalanta, e pakalueshme për Interin

30/10/13 @ 08:52

MILAN E LIRON PËR PAK PARA

Ante Rebic arrin në Stamboll për tu bërë pjesë e Besiktasit

Serie A/International/Transfere

Ante Rebic arrin në Stamboll për tu bërë pjesë e Besiktasit

30/07/23 @ 19:59

MEDIA TALK

Inter po mundohet ta marrë sulmuesin e West Hamit

Premier League/Serie A/Transfere

Inter po mundohet ta marrë sulmuesin e West Hamit

30/07/23 @ 19:44

DANEZI NË OLD TRAFFORD

Rasmus Højlund - para zyrtarizimit te Manchester United

Premier League/Serie A/Transfere

Rasmus Højlund - para zyrtarizimit te Manchester United

30/07/23 @ 14:11

MESFUSHORI I KUQEZINJËVE

Ylber Ramadani drejt Serie A-së

FFK Superliga/FSHF Kategoria Superiore/Serie A/Sportistë shqiptarë në botë/Transfere

Ylber Ramadani drejt Serie A-së

03/07/23 @ 08:45

FRANCEZI

Marcus Thuram zyrtarisht te Inter

Bundesliga/Serie A/Transfere

Marcus Thuram zyrtarisht te Inter

02/07/23 @ 19:39

ITALIA - E TRETA!

Italia mposht Holandën me përfundim dramatik, kryen e treta Ligën e Kombeve

Liga e Kombeve/Serie A

Italia mposht Holandën me përfundim dramatik, kryen e treta Ligën e Kombeve

18/06/23 @ 16:50

LUFTA PËR VENDIN E TRETË

Holanda-Italia, 11-shet startuese

Liga e Kombeve/Serie A/International

Holanda-Italia, 11-shet startuese

18/06/23 @ 14:10

SPANJA FINALISTE PËRSËRI

Joselu çon Spanjën në finale, për duelin e madh ndaj Kroacisë

Liga e Kombeve/Serie A/La Liga

Joselu çon Spanjën në finale, për duelin e madh ndaj Kroacisë

15/06/23 @ 23:53

KAMPIONI I ITALISË ZGJEDH FRANCEZIN

Napoli zyrtarizon Rudi Garcian trajner

Champions League/Serie A/Transfere

Napoli zyrtarizon Rudi Garcian trajner

15/06/23 @ 20:53

DREJT KAMPIONIT TË ITALISË

Trajneri i PSG-së do të nënshkruan me Napolin

Champions League/Serie A/Ligue 1/Transfere

Trajneri i PSG-së do të nënshkruan me Napolin

15/06/23 @ 14:20


 
Të gjitha lajmet nga Serie A