ROSSONERI

REUTERS
S’ka fitore
30 October, 2013 @22:50
Rossonerët kanë dështuar të shënojnë fitore përsëri. Skuadra e Massimiliano Allegrit është duke e thelluar krizën e ekipit pasi që prej fitores ndaj Udineses ata nuk kanë shënuar fitore ende në asnjë garë.
Sonte ndaj Lazios së Lorik Canës ata kanë arritur të kalojnë në epërsi tek në pjesën e dytë kur braziliani Kaka ka shënuar pas asistimit të Mario Balotellit.
Por rossonerët nuk kanë arritur të mbrojnë rezultatin ndaj ekipit të Canës, pasi që Lazio 20 minuta më vonë ka barazuar nëpërmjet mbrojtësit françez Mickael Ciani - që ka dalë të jetë edhe rezultati final i takimit.
Lorik Cana ka kontribuuar 90 minuta për ekipin e tij, deirsa dy portierët rezervë shqiptar të Lazios kanë qëndruar gjatë gjithë ndeshjes në bankën rezervë. Etrit Berisha dhe Thoma Strakosha janë gardianët rezervë që presin të zëvendësojnë Federico Marchettin në formë.