Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

REAL MADRID

‘Bale-t’ në Bernabeu

Getty Images

‘Bale-t’ në Bernabeu


30 October, 2013 @23:50

Shikuesit të cilët e mbushën përplot stadiumin Santiago Bernabeu në Madrid, sot kanë pasur rasti që të shohin hiq më pak se dhjetë gola, pasi që Real Madridi shënoi fitore me rezultat 7-3 ndaj Sevillas.

Njëri prej futbollistët më të kritikuar në ditët e fundit për formën e tij, Gareth Bale, i’u përgjigj ashtu siç është më së miri ndaj këtyre kritikave. Uellsiani pati paraqitje të shkëlqyer duke realizuar dy golat dhe dy asistime.

Nuk ka mbetur tij as Cristiano Ronaldo, i cili shënoi tregolësh, derisa Karim Benzema shënoi dy të tjera.

Kurse për Sevillan golat u shënuan nga Ivan Rakitic dy herë dhe një nga Carlos Bacca. Madje, sikurse Ronaldo, edhe Rakitic e kishte rastin që ta përmbyll takimin me hat-trick, po të ishte më i saktë nga penalltia në minutën e 74’.

Tabela aktuale dhe rezultatet.

 

 


 
Të gjitha lajmet nga La Liga