RINGJALLET PERANDORIA ROMAKE

Rekord i Romës, 10 prej 10-ve
31 October, 2013 @22:36
Koha e gladiatorëve romak është kthyer. Perandoria u ringjallë. Roma ka thyer rekordin e Serie A-së me dhjetë fitore nga dhjetë ndeshjet e para të edicionit. Gladiatorët në Olimpico kanë bërë krenar gjithë Romën sonte me rekordin e tyre.
Një gol i vetëm ka qenë i mjaftueshëm për të arritur këtë sukses. Një zhdërvjelltësi e Alessandro Florenzit në afërsi të këndit të 16-metërshit ka gjetur Marco Borriellon që ka zgjatur kokën para mbrojtësit të Chievos për të shënuar golin e vetëm të takimit dhe të fitores së dhjetë romake në Serie A.
Përkundër se pa Francesco Tottin dhe Gervinhon, Roma ka arritur të mbyllë Chievon mirë e mirë në disa raste, derisa erdhi goli. Roma mbetet pa dyshim e para pas dhjetë javëve të para në Serie A, derisa një gol i vetëm i pranuar i tyre deri më tani zgjon interesim edhe më të madh te cilësitë e trajnerit françez, Rudi Garcia.
Rezultatet, tabela aktuale dhe ndeshjet e xhiros së radhës.