PRISHTINA

BOROZANI/Erdis Driza
Fitore e mundimshme
31 October, 2013 @19:40
Prishtina e Afrim Tovërlanit është dashur që të pres kokën magjike të Berat Hysenit dhe minutat shtesë të takimit për të shënuar golin e fitores.
Ndeshja shterpe ndërmjet Prishtinës dhe Ferronikelit, e fundit për këtë xhiro, ka gjetur fitoren në sekondat e fundit të saj kur kapiteni Azem Ahmeti ka krosuar e topin e ka futur në rrjetë shpëtimtari tashmë i disahershëm i kampionit, Berat Hyseni.
Fitorja i ka dhënë Prishtinës tre pikë aq shumë të kërkuara dhe kjo pas dy xhirove, pasi që kishin humbur nga Ferizaji dhe barazuar me Fushë Kosovën në xhirot para kësaj.
Me fitoren e gjashtë të stinorit, Prishtina ka kërcyer në pozitën e pestë të tabelës dhe ka arritur kuotën e 20 pikëve, 7 më pak se lideri Llamkos Kosova e Vushtrrisë.
Ferronikeli në anën tjetër, që ka rezistuar gjatë gjithë ndeshjes ka mbetur i fundit në tabelë me vetëm 10 pikë të tubuara pas 13 xhirove.
Tabela dhe rezultatet pas xhiros XIII.