ST JAMES' PARK

REUTERS
Newcastle, i pakalueshëm për Chelsean
2 November, 2013 @15:49
Kolonia françeze e Newcastle United ka funksionuar sot në mënyrë perfekte. Djelmoshat e Alan Pardew kanë arritur që të mbajnë portën e sigurtë, duke mos pranuar asnjë gol ndaj konkurruesit për titull të kampionit Chelsea, derisa në pjesën e dytë kanë shpërthyer sulmuesit françez të ‘laraskave’.
Loic Remy ka shënuar golin e gjashtë të tij të stinorit, derisa perden e hapi Yoan Gouffran 22 minuta pa përfunduar ndeshja.