Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

ADIS BECIRAGIC

Beciragic flet pas kualifikimit në finale

Beciragic flet pas kualifikimit në finale


4 May, 2021 @23:55

Golden Eagle Ylli është bërë skuadra e parë finaliste e Play Off-it, pasi e mposhti Rahovecin në ndeshjen e pestë të serisë gjysmëfinale.

RAPORTI I NDESHJES

Pas ndeshjes, trajneri i Golden Eagle Yllit, Adis Beciragic, u deklarua duke thënë se që të dy skuadrat e kanë merituar finalen.

“Së pari falenderoj Zotin që jemi këtu. Pas kësaj mund të them se që të dyja skuadrat mund të shkonin në finale. Që të dyja skuadrat luajtën shumë mirë. Mendoj që ishte seri shumë e mirë e gjysmëfinales së Play Off-it. Me mbrojtje serioze dhe presione të ndryshme me mbrojtje zonale apo lojtar më lojtar. Unë dhe trajneri i Rahovecit bëmë gjithçka, por në fund fitoi ajo skuadër që ishte më e ashpër në mbrojtje. Clark shënoi shënime të mrekullueshme dhe të njëpasnjëshme, që na bëri të kemi epërsi diku 8 pikë në minutën e fundit. Mendoj se ky ishte moment kritik i ndeshjes”, tha Beciragic për K Sport.

Më tej ai foli edhe për kundërshtarin e ardhshëm të finales, që mund të jetë Ponte Prizreni ose Peja.

“Edhe pse në disa ndeshje na munguan LG Gill dhe Mitchell Wilbekin, tek të cilët bazohet loja jonë, në fund arritëm ta mposhtim një skuadër të fortë siç është Rahoveci. Në finale cilëndo skuadër që do ta kemi përballë, do të mundohemi të japim maksimumin për të fituar”, përfundoi ai.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga