Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PEJA - VLLAZNIA

Befasi në Ligën Unike, Peja pa Dardanin mposhtet nga Vllaznia

Befasi në Ligën Unike, Peja pa Dardanin mposhtet nga Vllaznia


17 March, 2022 @18:46

Befasi në Ligën Unike!

Skuadra e Pejës sonte është befasuar nga Vllaznia e Shkodrës në “Karagaç” dhe njëkohësisht e ka pësuar humbjen e parë pas 3 fitoreve radhazi në këtë ligë.

Pejanët luajtën mirë në fillim, duke i fituar dy çerekët e parë 25-15 e 19-18, për të shkuar në pjesën e dytë me epërsi 11 pikëshe.

Më pas, erdhi përmbysja shkodrane. Çereku i tretë prodhoi shumë pak pikë (7-12) dhe Vllaznia e ngushtoi paksa rezultatin, kurse në çerekun fundit shkodranët shpërthyen (12-29) dhe e fituan ndeshjen me rezultatin përfundimtar 63-74.

Më meritorët në fitoren shkodrane sonte ishin Andrew Charl Walker Jr. (21 pikë), Avi Toomer (16 pikë) dhe Robert Shestani e Matthew Butler me nga 13 pikë secili.

Te Peja Calvin Godfray pati më së shumti pikë, gjithsej 17, kurse nga 15 shtuan Daniel Lekndreaj dhe Courtney Fells.

Ndonëse ishte në skuadër, te Peja sonte nuk u paraqit fare Dardan Berisha.

Peja me bilanc 9-4 është e dyta në Ligën Unike, kurse Vllaznia me bilanc 3-10 është e parafundit në këtë ligë.

Kështu, përkundër humbjes së sontme, Peja si e dyta e Ligës Unike veçse e ka siguruar gjysmëfinalen e Play Off-it, bashkë me liderin Yllin, kurse skuadrat në pozitat 3-6 do të luajnë në çerekfinale të Play Off-it. Dy vendet e fundit të renditjes e mbyllin sezonin në Ligën Unike pas xhiros së ardhshme.

Ndeshjen e ardhshme, që është në kuadër të xhiros së fundit të sezonit të rregullt, Peja e luan si mysafire e Rahovecit më 23 mars, kurse në po të njëjtën datë Vllaznia e pret Teutën e Durrësit.



LIGA UNIKE

Ylli 12 fitore, 1 humbje
Peja 9 fitore, 4 humbje
Rahoveci 6 fitore, 7 humbje
Prizreni-16 7 fitore, 5 humbje
Tirana 6 fitore, 7 humbje
Teuta 6 fitore, 6 humbje
Vllaznia 3 fitore, 10 humbje
Kamza 2 fitore, 11 humbje

 
Të gjitha lajmet nga Liga Unike