BOSNJE

Bećiragić fton lojtarin e Yllit në përfaqësuese
3 November, 2022 @22:39
Trajneri i Yllit dhe përzgjedhësi i Bosnjes e Hercegovinës, Adis Beciragic, ka publikuar listën e të ftuarve për ndeshjet kualifikuese për Botërorin e basketbollit ndaj Hungarisë e Finlandës.
Në listën e lojtarëve të ftuar për Bosnjen nga Beciragic, është edhe basketbollisti i Yllit, Ismet Sejfic, i cili këtë verë erdhi te kampioni i Kosovës.
Lista e plotë e të ftuarve të Beciragicit:
John Roberson (Manisa, Turqi), Sani Čampara (Zadar, Kroaci), Edin Atić (Budućnost, Mali i Zi), Amsal Delalić (Borac Banja Luka, BeH), Amar Gegić (Paris, Francë), Aleksandar Lazić (Budućnost, Mali i Zi), Kenan Kamenjaš (Budućnost, Mali i Zi), Adin Vrabac (Mons, Belgjikë), Emir Sulejmanović (Bilbao, Spanjë), Zinedin Mulić (Spars, BeH), Obrad Tomić (Rapla, Estoni), Ajdin Penava (Slavija, BeH), Ismet Sejfić (Golden Eagle Ylli, Kosovë), Rijad Avdić (Spars, BeH) i Haris Delalić (Igokea, BeH).