LA LIGA

Foto:Facebook-Karim Benzema
Benzema rikthehet me gol
8 March, 2021 @14:33
Karim Benzema u rikthye nga lëndimi në derbin kundër Atletico Madrid në formën më të mirë të mundshme duke shënuar gol.
Ndonse rezultati final i ndeshjes ishte i barabartë (1-1), sulmuesi ishte i kënaqur me aksionin e golit.
“Ishte një aksion i mirë te goli e shënuar. Isha i zemëruar pasi para se të shënoja golin kisha mundësi dhe portjeri i Atleticos bëri pritje të mira”, tha francezi pas ndeshjes.
Në tri vitet e fundit Benzema ka treguar formë të mirë në sulmin e madrilenëve. Ai tashmë ka 13 gola në ligën spanjolle ndërsa gjithsej ka 18 në këtë edicion.
Sezoni më i mirë i sulmuesit ka qenë në 2015-16 me 24 gola në total. Ai ka mundësi ta kalojë këtë shifër pasi përballë vetes ka ende shumë ndeshje për të luajtur.