MEMO

Dueli i parë i Shqipërisë ndaj Anglisë, sot 32 vite më parë
8 March, 2021 @13:49
Në datën e sotme 32 vite më parë, 8 mars 1989, Shqipëria luajti ndeshjen kualifikuese ndaj Anglisë e vlefshme për Botërorin Italia 1990.
Kjo ka qenë hera e parë që kuqezinjtë ndesheshin me Anglinë në histori të tyre, ndërsa interesimi ka qenë i jashtëzakonshëm, bën të ditur FSHF-ja sot, në ditën e kujtimit të këtij përvjetori.
Trajneri i atëhershëm i kuqezinjëve Shyqyri Rreli kishte dalë me këtë 11-she në fushë: Halim MERSINI; Skënder GEGA, Hysen ZMIJANI, Skënder HODJA, Fatbardh JERA; Mirel JOSA, Sulejman DEMOLLARI, Lefter MILLO, Artur LEKBELLO; Arben MINGA dhe Ylli SHEHU.
Në anën tjetër Anglia me yjet e saja dhe trajnerin Bobby Robson kishin në fushë kalibër të Peter Shilton, Gary Lineker, Bryan Robson, etj.
Ndeshjen e fitoi Anglia 0-2, ndërsa shënuan John Barnes (16) dhe Bryan Robson (63). Në Qemal Stafa të pranishëm ishin rreth 25 mijë shikues, ka llogaritur përafërsisht FSHF-ja.