Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

MEDIA

Berisha, optimist për Eurobasket

Berisha, optimist për Eurobasket


3 August, 2015 @10:22

Faza përgatitore e Polonisë po shkon thuajse shkëlqyeshëm para Eurobasket 2015 që nis më 5 shtator. 

Ylli i basketbollit kosovar, Dardan Berisha, është duke marrë rolin e liderit në këtë përfaqësuese derisa në një bisedë me Kohën Ditore, është shprehur të jetë optimist për futjen në listën e lojtarëve që do të marrin pjesë në Eurobasket 2015. 

“Pas paraqitjes ndaj Çekisë besoj se do të jem në listën përfundimtare, por gjithçka varet nga trajneri. Për mua me rëndësi është se u kam treguar se në Kosovë luhet basketboll. Mbetet të shihet se çfarë thotë trajneri në fund, ndonëse jam optimist,” ka thënë Berisha, që shënoi më së shumti pikë për skuadrën e tij në këtë miqësore. 

Eurobasketi 2015 që nis në shtator zhvillohet në katër shtete: Kroaci, Francë, Gjermani dhe Letoni.


 
Të gjitha lajmet nga