Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

FLET KAPITENI

Berisha: Tifozët janë motivim shtesë për fitore

Fotot: FBK

Berisha: Tifozët janë motivim shtesë për fitore


26 February, 2022 @11:25

Kapiteni i reprezentacionit të Kosovës, Dardan Berisha, për faqen zyrtare të Federatës është deklaruar para ndeshjes vendimtare për Kosovën ndaj Norvegjisë.

Dueli Kosova - Norvegjia luhet të dielën me fillim prej orës 19:00 në “Minatori” të Mitrovicës. Biletat për ndeshje do të dalin në shitje nesër. Ndërsa ky duel është i vlefshëm për fazën e parë parakualifikuese për Eurobasket 2025.

“Ne kemi filluar përgatitjet nga dita e shtunë. Deri më tani kanë shkuar shumë mirë, duke shpresuar se nuk do të kemi lëndime deri në ndeshjen me Norvegjinë. Atmosfera është shumë e mirë dhe të gjithë po e japim më të mirën tonë për të qenë sa më të gatshëm për sfidën ndaj norvegjezëve”, është shprehur Berisha.

Ai ka shtuar më tej se pas duelit të parë të humbur nga Norvegjia, beson se Kosova mund të fitojë këtë përballje.

“Kemi humbur duelin e parë dhe besoj që kësaj radhe mund të triumfojmë. Besoj që kemi ekip të mirë të fitojmë këtë përballje, që është shumë e rëndësishme për ne”, theksoi tutje Berisha.

Ndërsa ka folur edhe për përkrahjen e Dardanëve në këtë përballje, që e ka quajtur si motivim shtesë për fitoren e Kosovës.

“Tifozët gjithmonë kanë qenë me ne dhe kështu besoj që do të jetë edhe të dielën në Mitrovicë. Për ne është thelbësore dhe jetike përkrahja e tyre. Dardanët na kanë mbështetur gjithmonë. Tifozët janë motivim shtesë për ne”, ka thënë në fund ai.

Në Grupin C, Kosova, Danimarka dhe Norvegjia kanë nga një fitore dhe një humbje. Dardanët kanë një fitore (ndaj Danimarkës 78:73) dhe një humbje (nga Norvegjia 86:77). Vendi i parë kualifikohet tutje dhe vendi i dytë më i mirë nga tri grupet parakualifikuese.

Deri në fund të parakualifikimeve kanë mbetur edhe tri ndeshje: Kosova-Norvegjia, Danimarka-Kosova dhe Norvegjia-Danimarka.


 
Të gjitha lajmet nga Përfaqësuesja