REPREZENTUESIT NË 11-SHE

Bersanti e Florenti në 11-shen startuese ndaj kampionit
10 October, 2022 @18:18
Dyshja e 11-shes standarde të Kosovës, Bersant Celina e Florent Hadërgjonaj, janë përfshirë në 11-shen startuese të ekipit të tyre Kasimpasa për përballjen e vështirë që sonte e luajnë në Trabzon, ndaj kampionit aktual të Turqisë, Trabzonspor.
Kujtojmë, Kasimpasa ka fituar dy ndeshjet e fundit në Superligën turke me golat e kosovarëve. Florenti kishte shënuar në fitore ndaj Umraniyesporit, ndërsa Bersanti ndaj Gaziantepit.
Përballja mes Trabzonsporit dhe Kasimpasas nis në orën 19:00 me kohën tonë lokale dhe luhet në stadimin e Trabzonit, Senol Gunes.