BESA
Besa mbetet pa Kurtovicin
2 March, 2014 @10:37
Skuadra nga Peja, Besa, nuk do të vazhdoj më me trajnerin Boris Kurtovic.
Largimin e Kurtovicit ka njoftuar vetë klubi, me anë të njoftimi nëpërmjet faqes zyrtare të saj.
“Tashmë ish kryetrajneri i Besës Boris Kurtovic dhe klubi Besa kanë arritur mbrëmë marrëveshje për shkëputje të bashkëpunimit, si pasojë e ofertave me shifra marramendëse që erdhën për Kurtovicin,” thuhet në njoftimin e klubit.
Klubi pejan gjithashtu edhe ka falenderuar Kurtovicin për kontributet e tij deri më tani duke i uruar sukses në karrierën e tij.
Besa ndeshjen e fundit u mposht me rezultat 85-71 nga Drita e Gjilanit.