Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

FINLANDË

Besim Maxhuni në krye të Raiders Basket

Foto: Keski-Uusima.fi

Besim Maxhuni në krye të Raiders Basket


20 April, 2021 @20:08

Që nga data 5 maj, Besim Maxhuni do të jetë kryetrajner i skuadrës finlandeze Raiders Basket, skuadër kjo që garon në Divisionin 1A të basketbollit finlandez (një nivel nën elitën e basketbollit finlandez - Korisliiga).

Ish-basketbollisti i Prishtinës, me të cilën dikur u shpall kampion i Kosovës, do të jetë njëkohësisht kryetrajner i seniorëve të skuadrës Raiders dhe kryetrajner i juniorëve (U19) të kësaj skuadre.

Në një bisedë me TopSportin, Maxhuni tha që qëllimi me skuadrën seniore është që të arrihet Play Off-i, e sipas mundësive edhe të luftohet për ngjitje në elitë, kurse synimi me skuadrën U19 osht ngjitja në ligën elitare përmes fazës kualifikuese.

Gjatë karrierës së tij si trajner në Finlandë, Maxhuni ka arritur të shpallet kampion me skuadrën e vajzave të HyPo (Hyvinkään Ponteva), ndërkohë që ka drejtuar edhe grupmoshat e ndryshme të djemve te kjo skuadër.

Për më tepër, Maxhuni para rreth 11 viteve ka qenë pjesë pikërisht e Raiders (asokohe kjo skuadër quhej ndryshe). Para 11 viteve, ai si ndihmës-trajner ishte shpallur kampion me grupmoshat U19 të kësaj skuadre, kurse një vit më vonë kampion me skuadrën U17.

“Jam shumë i lumtur për këtë sfidë. Do të punoj me lojtarë të talentuar dhe do ta japim maksimumin për t’i arritur qëllimet e klubit.” - shtoi Maxhuni për TopSportin.

Kujtojmë që Besim Maxhuni është babai i basketbollistit Edon Maxhuni, momentalisht lojtar i skuadrës Pärnu në Estoni.


 
Të gjitha lajmet nga International