Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

ADIS BECIRAGIC

Besojmë në trofe!

Adis Beciragic, njeriu që njoftoi KB Yllin me trofe/ Foto: KBYlli/fb/arkiv

Besojmë në trofe!


21 April, 2022 @1:29

Trajneri i Yllit, Adis Beciragic, ka qenë kritik sa i përket lojës së ekipit të tij krejt në fund, kur rrezikuan gjithcka! Ka përgëzuar Teutën për lojën e treguar, ndërsa në fund ka thënë se beson në ekipin e tij që do të arrijnë të fitojnë ndeshjen finale për të marrë trofeun në Suharekë.

“Ata bënë gjithçka, por besoj që më shumë ka pasur të bëj me neve, pasi që kemi pasur epërsinë 5 pikëshe para fundit të ndeshjes dhe kemi rrezikuar atë,” ka thënë fillimisht Beciragic.

Ndërsa, kur u pyet lidhur me përballjen finale ka shtuar.

“Në finale, natyrisht që besojmë në fitore. Po të mos besonim nuk do të bënim këtë punë,” ka thënë në fund ai.

Ylli luan finalen e dytë radhazi të Ligës Unike dhe atë njëjtë, ndaj Pejës. Edicionin e parë të kësaj gare e fitoi pikërisht Ylli me Beciragicin trajner dhe të njëjtën po e pret edhe në finalen e së enjtes mbrëma.


 
Të gjitha lajmet nga Liga Unike