FYERJA DËNOHET

BOROZANI/Erdis Driza
BIBL gjobit trajnerin e Sutjeskës
19 February, 2015 @12:58
Drejtuesit e Balkan League kanë dënuar trajnerin e Sutjeskës, Dusan Dubljevic, me para, për shkak të adresimit të pakënaqësive në referim pas ndeshjes së mbrëmshme Prishtina-Sutjeska.
“Pas leximit të deklaratës së trajnerit të Sutjeskës pas ndeshjes, Prishtina-Sutjeska, duke u bazuar në Rregulloret e BIBL, ai është gjobitur me 2 mijë euro për shkak të kritikave ndaj referimit, ndërsa nëse edhe njëherë përsëritet kjo gjë, ai do të dënohet me 3 mijë euro,” ka shkruar ndër të tjera faqja zyrtare e BIBL sot.
Balkan League nuk pranon asnjë kritikë ndaj referimit, pasi që ka organe të ligës që mirren me ata, derisa lojtarët dhe trajnerët kanë punën e tyre në ekip dhe duhet të mirren me ekipin.
Për më tepër, aty shkruan se ndeshja e mbrëmshme është referuar në nivel të lartë, nga referë të licencuar nga FIBA dhe ndeshja nuk u vendos nga referimi, por nga loja në fushë, pasi që të dy skuadrat kishin epërsitë e tyre në minutat e fundit të ndeshjes.