SUTJESKA

balkanleague.net
Të pakënaqur nga referimi
18 February, 2015 @22:39
Trajneri i Sutjeskës, Dusan Dubljevic, kishte ankesa në referim pas ndeshjes, përkundër se ekipi i tij ishte tejet i motivuar për fitore ndaj Prishtinës, por që nuk e arriti në fund.
“Pas humbjes në Niksic javën e kaluar me rezultat zyrtar për shkak të disa huliganëve, ne hymë në këtë lojë tejet të motivuar. Besoj se e merituam fitoren, por nuk dua të flasë. Sa i përket referimit, nuk dua të flasë, pasi që disa herë ekzagjërova akcionet e mija gjatë ndeshjes. Sidoqoftë, nuk jam i kënaqur nga referimi. Besoj që luajtëm lojë të mrekullueshme dhe ne jemi fituesit moral të kësaj faze, pasi që me këtë humbje ne jemi jashtë ligës ballkanike. I falenderoj Prishtinës për organizim dhe mikpritje,” ka thënë ai pas ndeshjes, transmeton faqja zyrtare e Balkan League sonte.
Sutjeska ishte në epërsi në pjesën më të madhe të ndeshjes ndaj Prishtinës, por në fund ata nuk arritën t’i bëjnë ballë furisë vendase të udhëhequr nga Dardan Berisha.
Sutjeska është aktualisht në pozitën e fundit të Grupit D, një xhiro pa përfunduar faza e dytë e Balkan League.