Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

BARDHEKALTËR

Prishtina, me mish e shpirt, te fitorja

BOROZANI/Erdis Driza

Prishtina, me mish e shpirt, te fitorja


18 February, 2015 @19:25

Fitore e madhe në një spektakël që dinë ta bëj kampionja e Kosovës. Sigal Prishtina ka luftuar me mish e shpirt përgjatë gjithë 40 minutave lojë për të arritur fitoren e shumëkërkuar në fund ndaj Sutjeskës dhe për të dalë me bilanc pozitiv në tabelë, 3 fitore e 2 humbje. 

Sigal Prishtina në fakt, nuk ia nisi mirë ndeshjes, derisa mysafirët shënonin lehtë, posaçërisht me precizitetin e lartë nga vija e treshit. 

Sidoqoftë trajneri Marjan Ilievski kërkoi pak më shumë agresivitet me kohë dhe lojtarët arritën të këndellen në çerekun e dytë, që përfundoi baraz 24-24, ndërsa pjesa 38-47. 

Çereku i tretë ishte një mesele krejt tjetër. Prishtina u këndell dhe me pikë të shpejta, lojë të mirë arritën të barazojnë rezultatin e përgjithshëm për të hyrë në dhjetë minutëshin e fundit 69-69. 

Në fund, 5 minutat e para të çerekut të katërt shkuan barabartë, derisa epërsia ndërrohej herë në njërën e herë në anën tjetër, derisa 2 minuta para fundit të takimit bardhekaltërit krijuan epërsi 5 pikëshe, që e ruajtën edhe në sekondat e fundit për fund të rehatshëm dhe fitore tejet të rëndësishme. 

Dardan Berisha ka shënuar 37 pikë sonte, derisa ka regjistruar edhe 8 asistime dhe 1 vjedhje topi krahas 5 kërcimeve për të marrë epitetin e lojtarit të ndeshjes. 

Ndihmë e jashtëzakonshme për Dardanin ka ardhur nga dyshja Jordan Hulls dhe Edin Bavcic, të cilët kanë kontribuuar me pikë, asistime e kërcime, kur Berisha bllokohej nga rivali. 

Bavcic përfundoi ndeshjen me 25 pikë dhe 8 kërcime, derisa Hulls me 15 pikë, prej të cilave 3 treshe, 5 asistime dhe 7 kërcime. 

Ndihma e debutuesit Bojan Trajkovski ka qenë për tu vlerësuar. Qendra maqedone e ardhur së fundi në Prishtinë ka treguar përvojë kolosale nën kosh duke shënuar 10 pikë, e kapur tetë kërcime për 20 minuta sa ishte në lojë. 

Te Sutjeska që humbi më të dalluarit ishin Radosav Spasojevic me 24 pikë e 7 kërcime, derisa Nikola Pavlicevic regjistroi double-double prej 20 pikëve dhe 11 asistimeve. 

Pas kësaj ndeshjeje Prishtina ka bilanc prej tre fitoreve e dy humbjeve, derisa Sutjeska mbetet me 1 fitore karshi 4 humbjeve. 

REZULTATET DHE TABELA AKTUALE



Statistikat ekipore

SIGAL PRISHTINA SUTJESKA
Çereku i parë 14 23
Çereku i dytë 24 24
Çereku i tretë 31 22
Çereku i katërt 30 23
Kërcime 40 28
Asistime 23 17
Bllokada 2 2
Topa të vjedhur 3 10
Topa të humbur 15 8
Tentime për tre pikë 12/22 10/36
Tentime nga loja 35/63 37/76
Gjuajtje të lira 17/24 8/10


Statistikat individuale te Sigal Prishtina

1 Dardan Berisha 37 pikë 6 kërcime 8 asistime
2 Edin Bavcic 25 pikë 8 kërcime 3 asistime
3 Jordan Hulls 15 pikë 7 kërcime 5 asistime
4 Bojan Trajkovski 10 pikë 8 kërcime 2 asistime
5 Edmond Azemi 6 pikë 2 kërcime 1 asistim
6 Julian Mavunga 4 pikë 3 kërcime 4 asistime
7 Blerim Mazreku 2 pikë - -


Statistikat individuale te Sutjeska

1 Radosav Spasojevic 24 pikë 7 kërcime 2 asistime
2 Nikola Pavlicevic 20 pikë 4 kërcime 11 asistime
3 Nemanja Arsic 17 pikë 4 kërcime -
4 Nikola Zizc 12 pikë 5 kërcime 1 asistim
5 Nemanja Vranjes 9 pikë 3 kërcime 1 asistim
6 Aleksa Ilic 6 pikë - -
7 Marko Calic 2 pikë 2 kërcime 1 asistim
8 Marko Ljujic 2 pikë 1 asistim -

STATISTIKA

Brkic e Austin, vetëm dy kërcime!

Balkan League

Brkic e Austin, vetëm dy kërcime!

18/02/15 @ 13:44

RUBIN

Duhet të mësohemi të luajmë si ekip

Balkan League

Duhet të mësohemi të luajmë si ekip

18/02/15 @ 09:26

KURTOVIC

S’luajtëm si ekip

Balkan League

S’luajtëm si ekip

18/02/15 @ 09:17

PRISHTINA

Me mikpritje drejt fitores

Balkan League

Me mikpritje drejt fitores

18/02/15 @ 08:46

POLIVALENTA

Craiova vallëzon karshi Pejës

Balkan League

Craiova vallëzon karshi Pejës

17/02/15 @ 19:12

MORINA & MOCNIK

Morina & Mocnik, udhëheqin Heliosin

International/Sportistë shqiptarë në botë

Morina & Mocnik, udhëheqin Heliosin

17/02/15 @ 18:06

SUSPENDIM I PËRJETSHËM

Gjyqtari nga Kosova përjashtohet përjetësisht nga FIBA

FBK Superliga/Balkan League/International

Gjyqtari nga Kosova përjashtohet përjetësisht nga FIBA

11/06/23 @ 18:37

FINALJA E BIBL

Peja nënkampione e BIBL! Mposhtet në finale nga Hapoel Beer Sheva

Balkan League

Peja nënkampione e BIBL! Mposhtet në finale nga Hapoel Beer Sheva

30/04/23 @ 20:41

PËRFUNDON PJESA E PARË!

Peja në disavanazh në finale pas pjesës së parë

Balkan League

Peja në disavanazh në finale pas pjesës së parë

30/04/23 @ 19:24

TRANSMETIMI ONLINE

LIVE: Finalja e BIBL, Hapoel Beer Sheva - Peja

Balkan League

LIVE: Finalja e BIBL, Hapoel Beer Sheva - Peja

30/04/23 @ 16:10

ME FITORE TË THELLË!

Peja për herë të parë në finale të BIBL

Balkan League

Peja për herë të parë në finale të BIBL

28/04/23 @ 20:01

FINALISTI I PARË

Hapoel Beer Sheva finalisti i parë i BIBL

Balkan League

Hapoel Beer Sheva finalisti i parë i BIBL

28/04/23 @ 19:45

TRANSMETIMI ONLINE

LIVE: Peja - Beroe

Balkan League

LIVE: Peja - Beroe

28/04/23 @ 18:28

FINAL FOUR I BIBL

Të premten, Peja kërkon edhe finalen e BIBL

Balkan League

Të premten, Peja kërkon edhe finalen e BIBL

26/04/23 @ 19:55

DATAT DHE LOKACIONI

BIBL prezanton qytetin organizator të Final Fourit 2022/23

Balkan League

BIBL prezanton qytetin organizator të Final Fourit 2022/23

06/04/23 @ 12:12

TABELA PËRFUNDIMTARE DHE ÇIFTET E PLAYOFFIT

BIBL shfaq tabelën përfundimtare dhe datat e Final Fourit

Balkan League

BIBL shfaq tabelën përfundimtare dhe datat e Final Fourit

02/04/23 @ 03:04


 
Të gjitha lajmet nga Balkan League