KURTOVIC

Foto: KB Peja/ Facebook
S’luajtëm si ekip
18 February, 2015 @9:17
Trajneri kroat i Pejës, Boris Kurtovic, ka thënë se Peja nuk luajti si ekip, veçanërisht në mbrojtje, që çoi deri te humbja e pashmangshme në ndeshjen e mbrëmshme ndaj Craiovas.
“Craiova luajti shumë mirë mbrëmë. Ne nuk luajtëm si ekip, veçanërisht në mbrojtje. Pranuam shumë pikë të lehta. Ishim 20 pikë pas në fund të pjesës së parë dhe përkundër se tentuam, rikthimi ishte i pamundur, pasi që ndeshja kishte përfunduar më,” është cituar të ketë thënë ai, transmeton sot liga ballkanike.
Peja, ka rënë nga pozita e liderit të Grupit C, në pozitë të dytë, derisa ka humbur rastin ideal dy xhiro më parë për të shkuar drejtpërdrejtë në Final Four.
Në ndeshjen e fundit të Grupit C, Peja do të niset drejt Malit të Zi, ku pret të takohet me Mornarin e Tivarit.
NDESHJET E RADHËS DHE TABELA AKTUALE