Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PRISHTINA

Me mikpritje drejt fitores

BOROZANI/Erdis Driza

Me mikpritje drejt fitores


18 February, 2015 @8:46

Sigal Prishtina me nismë nga ora 18:00 sonte do t’i del përballë Sutjeskës në Pallatin e Rinisë dhe të Sporteve

Bardhekaltërit janë përgatitur për fitore, derisa edhe trajneri Marjan Ilievski në konferencë për shtyp dje ka thënë se skuadrës së tij nuk i duhet motivim shtesë pasi që janë maksimalisht të motivuar për fitore. 

“Kemi ekip me fond të mirë të lojtarëve dhe besoj që do t’i kënaqim tifozët në palestër,” ka thënë ndër të tjera kapiteni i ekipit, Edmond Azemi, dje. 

Me përkrahje të madhe të premtuar nga tifozëria e ekipit, që paralajmëron spektakël, ndërsa ekipi mikpritje, do të priten malaziasit që humbën ndeshjen e parë nga Prishtina me rezultat 20-0 pas incidenteve në palestrën e atjeshme. 

Sutjeska u dënua me 5 mijë euro nga liga ballkanike për incidentin dhe një ndeshje moslojë si vendase

Për ekipin malazias ky është viti i parë që po merr pjesë në këtë ligë, derisa Prishtina është pjesëmarrëse e Final Fourit nga viti i kaluar. 

Me fitore, Sigal Prishtinës do t’i hapen rrugët për fazën e tretë të kësaj gare. 

TABELA AKTUALE DHE NDESHJET E RADHËS


 
Të gjitha lajmet nga Balkan League