NGA KONFERENCA

BOROZANI/D.S.
Të tregojmë Prishtinën e vërtetë
17 February, 2015 @15:21
Të motivuar për fitore dhe të vendosur për të dëshmuar mikpritje. Kjo ka qenë ajo që ekipi i Sigal Prishtinës ka transmetuar sot në konferencën për shtyp të mbajtur në zyret e klubit, para ndeshjes së nesërme ndaj Sutjeskës në Balkan League.
Koreografi e madhe është premtuar nga tifozët e ekipit, derisa trajneri Marjan Ilievski ka thënë se ekipi është i motivuar në maksimum për këtë ndeshje.
Kapiteni Edmond Azemi ka thënë se do të mbizotërojë atmosfera e bukur, derisa të gjithë do t’i tregojnë mysafirëve se sa e duan te ne basketbollin.
Sigal Prishtina ka fituar ndeshjen e parë ndaj Sutjeskës me rezultat zyrtar, pas incidentit të ndodhur atje, derisa nesër mbrëma në Pallatin e Sporteve dhe të Rinisë, kërkon edhe fitoren e dytë ndaj ekipit malazias për të rritur gjasat për Final Four të Balkan League.