PËRFORCIMI

Pesut zyrtarizohet te Ylli
16 February, 2015 @22:05
Fundori i ri kroat, Mario Pesut, më në fund është zyrtarizuar si basketbollist i ri i Yllit, ka njoftuar faqja zyrtare e këtij klubi në Facebook.
Drejtuesit e Yllit kishin paraqitur për regjistrim basketbollistin 24 vjeçar më 6 shkurt në Federatë, derisa ai pritet të arrijë këto ditë në Suharekë.
Ylli këtë fundjavë ndeshet me Prishtinën, ekipin e vetëm që nuk ka arritur ta mposht këtë stinor në Superligë, pasi ka kapur formën e pamposhtshmërisë në 7 xhirot e fundit.
Video
Promo video e Mario Pesut
Në video mund të shikoni aftësitë e përforcimit të ri të Yllit, Mario Pesut, i cili ka bërë karrierë edhe jashtë Kroacisë.