UDHËTIMI

Foto: KB Peja/ Facebook
Peja arrin në Craiova, nesër ndeshja
16 February, 2015 @10:45
Ekspedita e ekipit të Pejës ka arritur në Rumani sot. Verdhezinjtë që do të ndeshen me kundërshtarin rumun të Grupit C, Craiovan, sot do të stërviten lehtë para ndeshjes së rëndësishme ndaj ekipit në fjalë, që pritet të përcaktojë renditjen e radhës në Grupin C.
Peja, kishte rastin që të arrijë Final Fourin me fitore ndaj Craiovas xhiron e shkuar në Karagaç të Pejës, por me mbrojtje të mirë të mysafirëve, ndeshja u humb.
Tashmë, të ambientuar me njëri-tjetrin, basketbollistët pejan presin që të luajnë më mirë dhe të jenë më të organizuar si në mbrojtje ashtu edhe në sulm, para këtij takimi.
Ekipi nuk ka raportuar për ndonjë lojtar të lënduar, ndërsa fitorja ndaj Kastriotit në fundjavë ka shërbyer si një stërvitje e mirë serioze para ndeshjes.
Craiova në anën tjetër, gjithashtu ka shënuar fitore në fundjavë. Rivali i ardhshëm i Pejës ka mposhtur Timisoaran në ligën rumune me 9 pikë epërsi, derisa treshja më e dalluar e ekipit të udhëhequr nga trajneri serb, Andelko Mandic, kanë qenë: Djordje Micic, Milivoje Bozovic dhe Travis Bureau.
Në stinorin e kaluar në kuadër të Balkan League, Peja dhe Craiova kishin mposhtur njëra-tjetrën si vendase. Ndërsa në përballjet e këtij stinori, në ndeshjen e parë Craiova mposhti Pejën në Karagaç dhe tash pejanët presin që t’ua kthejnë në një mënyrë borxhin rumunëve.
TABELA AKTUALE E BALKAN LEAGUE