GJAKOVË
BOROZANI/ Erdis Driza
Çereku i dytë fatal për Vëllaznimin
15 February, 2015 @20:44
Bashkimi është këndellur pas humbjes së fundit në Suharekë në kuadër të Kupës së Kosovës kur u mposht nga ekipi i Yllit.
Prizrenasit kanë shënuar fitore në Gjakovë, por me shumë vështirësi, duke e mposhtur Vëllaznimin me rezultat 94-103.
Ndryshe nga çereku i parë, tretë dhe i katërt, që kaloi me dominim të lehtë të gjakovarëve, Bashkimit i mjaftoi epërsia e krijuar në çerekun e dytë prej 16 pikëve, për të arritur deri tek fitorja.
Vëllaznimi megjithëse me përbërje krejtësisht vendore, edhe 55 sekonda para përfundimit të ndeshjes arriti ta ngushtojë disavantazhin deri në 5 pikë (94-99), mirëpo kjo ishte e tëra që mundi ta bëjë skuadra kuqezi përballë Bashkimit.
Korab Prekazi ishte fantastik në këtë ndeshje duke shënuar 31 pikë, prej tyre 6 treshe, i ndihmuar edhe nga Ujkan Karanezi, i cili shënoi 21 pikë kundër ish skuadrës së tij.
Tek fituesit më të mirët ishin Mujo Tuljkovic dhe Tom Tankelewicz me 18, përkatësisht 17 pikë të shënuara.
Rezultatet dhe tabela aktuale.
Rezultati sipas çerekëve
VËLLAZNIMI | BASHKIMI | ||
Çereku i parë | 29 | 27 | |
Çereku i dytë | 16 | 32 | |
Çereku i tretë | 24 | 19 | |
Çereku i katërt | 25 | 25 |
Koshashënuesit te Vëllaznimi
1 | Korab Prekazi | 31 pikë | ||
2 | Ujkan Karanezi | 21 pikë | ||
3 | Imer Tahiri | 15 pikë | ||
4 | Driton Rraci | 9 pikë | ||
5 | Gent Zeka | 8 pikë | ||
6 | Valon Gashi | 4 pikë | ||
7 | Sami Hajzeri | 2 pikë | ||
8 | Atik Koshi | 2 pikë | ||
9 | Leutrim Berisha | 2 pikë |
Koshashënuesit te Bashkimi
1 | Mujo Tuljkovic | 18 pikë | ||
2 | Tom Tankelewicz | 17 pikë | ||
3 | Muhamed Hasani | 15 pikë | ||
4 | Altin Morina | 11 pikë | ||
5 | Elijah Obade | 10 pikë | ||
6 | Tray Woodall | 9 pikë | ||
7 | Edmond Kryeziu | 7 pikë | ||
8 | Kreshnik Juniku | 6 pikë | ||
9 | Adnan Mustafa | 5 pikë | ||
10 | Qëndrim Biraj | 5 pikë |