KARAGAÇ

Foto: KB Peja/ Facebook
Fitore rutinore për Pejën
14 February, 2015 @20:09
Peja ka kaluar pa kurrëfarë problemi ekipin e fundit të renditur në klasifikim, Kastriotin, duke e mposhtur thellë, 125-89.
Ndeshja ka shërbyer mirë për verdhezinjtë, ku trajneri Boris Kurtovic i ka dhënë mundësi loje të gjithë basketbollistëve në dispozicion sonte, ku nuk ka pasur lojtar që ka qenë në lojë nën 5 minuta.
Sa i përket ndeshjes, Peja eksperimentoi gjithçka, pasi që fitorja nuk vihej në diskutim pas pjesës së parë, 61-31.
Fisnik Rugova ka regjistruar paraqitjen më të mirë të tij në fanellë të Pejës, prej se erdhi aty, duke shënuar 26 pikë dhe duke arritur indeksin e efiçencës në lojë, 36, për të qenë lojtari i ndeshjes sonte.
Pas tij u dallua edhe Alban Veseli, që shënoi 24 pikë dhe plotë 12 kërcime, për double-doublein e vetëm në ekip.
Te Kastrioti, që po shikon mundësinë të mbledh pikë diku për të siguruar mbijetesën, më të dalluar kanë qenë basketbollistët e huaj të saj, që kanë qenë të vetmit me pikë dyshifrore.
Peja vazhdon të mbetet e dyta në Superligë, derisa Kastrioti i fundit në renditje.
Statistikat ekipore
PEJA | KASTRIOTI | ||
Çereku i parë | 24 | 19 | |
Çereku i dytë | 37 | 12 | |
Çereku i tretë | 36 | 25 | |
Çereku i katërt | 28 | 33 | |
Kërcime | 62 | 31 | |
Asistime | 42 | 17 | |
Bllokada | 3 | 1 | |
Topa të vjedhur | 6 | 10 | |
Topa të humbur | 16 | 12 | |
Tentime për tre pikë | 8/20 | 8/29 | |
Tentime për dy pikë | 41/60 | 22/51 | |
Gjuajtje të lira | 19/39 | 21/34 |
Statistikat individuale te Peja
1 | Fisnik Rugova | 26 pikë | 9 kërcime | 4 asistime |
2 | Alban Veseli | 24 pikë | 12 kërcime | 4 asistime |
3 | Drilon Hajrizi | 21 pikë | 4 kërcime | 9 asistime |
4 | Jozo Brkic | 16 pikë | 8 kërcime | 2 asistime |
5 | Janou Rubin | 14 pikë | 3 kërcime | 4 asistime |
6 | Arti Hajdari | 14 pikë | 2 kërcime | 1 asistim |
7 | Mario Austin | 6 pikë | 11 kërcime | 2 asistime |
8 | Blend Kadusha | 2 pikë | 3 kërcime | 4 asistime |
9 | Vigan Radoni | 1 pikë | 4 kërcime | 8 asistime |
10 | Mirza Muric | 1 pikë | 1 kërcim | - |
11 | Luka Petkovic | 0 pikë | 2 kërcime | 3 asistime |
12 | Ardit Beqiri | 0 pikë | 1 kërcim | 1 asistim |
Statistikat individuale te Kastrioti
1 | Keith Gabriel | 27 pikë | 6 kërcime | 4 asistime |
2 | Vincent Williams | 26 pikë | 3 kërcime | 9 asistime |
3 | Stephen Coles | 13 pikë | 7 kërcime | 3 asistime |
4 | Visar Xhemajli | 8 pikë | 2 kërcime | - |
5 | Armend Jashari | 7 pikë | 3 kërcime | - |
6 | Flakron Sahiti | 4 pikë | 3 kërcime | - |
7 | Gent Shabani | 2 pikë | 2 kërcime | 1 asistim |
8 | Ernor Musliu | 2 pikë | - | - |