MEDIA

Prishtina largon Vucurovicin
14 February, 2015 @15:42
Sigal Prishtina ka larguar nga skuadra malaziasin me përvojë, Nikola Vucurovic.
Basketbollisti në fjalë erdhi si përforcim te Prishtina gjatë muajit të shkuar, mirëpo nuk arriti të përmbushë kërkesat e klubit, që ka çuar deri te shkëputja e kontratës nga klubi bardhekaltër.
Me largimin e Vucurovicit nga skuadra, Sigal Prishtina tashmë ka mbetur me gjashtë të huaj në ekip: Edin Bavcic (Bosnje), Jordan Hulls, Julian Mavunga, Julius Coles, Demontez Stittz (të gjithë SHBA) dhe Bojan Trajkovski (Maqedoni).