LIGA E FEMRAVE

BOROZANI/Lis Dorambari
Edhe femrat nisin këtë fundjavë
13 February, 2015 @15:15
Për shkak të pamundësisë financiare, ekipi i vashave të Yllit që nisi shumë mirë pjesën vjeshtore të Ligës së femrave në basketboll duke përfunduar si nënkampion vjeshtor - është tërhequr nga garat.
Mirëpo, kjo nuk ka bërë kurrëfarë pengese që garat të vazhdojnë derisa FBK ka deleguar gjyqtarët për xhiron e parë të ligës elite femrore të basketbollit tonë.
Tre ndeshje luhen të shtunën, derisa një tjetër luhet të dielën në xhiron e parë.
Bashkimi-Penza takohen në Prizren nga ora 15:00, Prishtina-Vëllaznimi në 12, derisa Sfera-Kosova V në ora 11 në Vushtrri - të gjitha këto të shtunën.
Të dielën luhet ndeshja ndërmjet Rahovecit dhe Trepçës, që do të përmbyll xhiron e parë të ligës së femrave, derisa Kastrioti dhe Drita do të pushojnë.
Tabela e pjesës vjeshtore:
1 | Prishtina | 10-0 | 20 pikë | |
2 | Ylli | 8-2 | 18 pikë | |
3 | Penza | 8-2 | 18 pikë | |
4 | Trepça | 7-3 | 17 pikë | |
5 | Bashkimi | 6-4 | 16 pikë | |
6 | Drita | 6-4 | 16 pikë | |
7 | Vëllaznimi | 4-6 | 14 pikë | |
8 | Kastrioti | 3-7 | 13 pikë | |
9 | Kosova | 2-8 | 12 pikë | |
10 | Sfera | 1-9 | 11 pikë | |
11 | Rahoveci | 0-10 | 10 pikë |