GEORGE KARL

nba.com
Karl, te mbretërit
13 February, 2015 @8:12
Sacramento Kings, pas shkarkimit të trajnerit Tyrone Corbin, në krye të skuadrës e vendosën trajnerin me përvojë, George Karl.
Karl, deri më tani ka arritur 1’131 fitore në karrierën e tij, ndërsa për herë të parë me Sacramenton, do të debutojë më 20 shkurt kundër Boston Celticsit.
Sacramento, ka një bilanc prej 18 fitoreve e 34 humbjeve dhe gjenden kah fundi i tabelës, në Konferencën Perëndimore.