Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

LETRA E SHTRIKS

Shtriks dënon dhunën, basketbolli do të fitojë!

BOROZANI/Erdis Driza

Shtriks dënon dhunën, basketbolli do të fitojë!


12 February, 2015 @11:18

Drejtori sportiv i BIBL, Shay Shtriks, ka lëshuar një komunikatë zyrtare në emër të vetin në faqen e Balkan League, pas incidentit në ndeshjen e djeshme, Sutjeska-Prishtina

“Menaxhmenti i BIBL dhe unë personalisht si drejtor sportiv jam i zhgënjyer me skenat e ndeshjes Sutjeska-Prishtina mbrëmë. Kjo është hera e parë që në shtatë stinorët e ligës ballkanike, një ndeshje është ndalur për shkak të sjelljeve të dhunshme të tifozëve vendas,” ka shkruar ai në fillim. 

“Duke i dëshiruar shërim të shpejtë të lënduarve nga stafi i Prishtinës, i falenderoj policisë së Niksicit për mbrojtjen e zyrtarëve të ndeshjes. I falenderoj edhe menaxhmentin e ekipit vendas për ndihmën,” shton ai më tej. 

“Ne do të vazhdojmë të kemi zero tolerancë ndaj ngjarjeve të tilla, duke mos lejuar asnjëherë që ndeshjet tona të shndërrohen në arenë të asnjë lloj propagande, huliganizmi dhe bande. Ne do të vazhdojmë të luajmë basketboll! Dhuna nuk do të kalojë! Ekipi më i mirë të fitojë!” ka përfunduar letrën Shtriks. 

Reagimi i Shtriks vjen pasi që stafi i Prishtinës me bankën rezervë të ekipit u fye dhe u godit nga mjete të ndryshme nga publiku malazias në minutën e gjashtë të ndeshjes. 

Prishtina, është shpallë fituese e kësaj ndeshjes me rezultat zyrtar, gjysmë ore pas këtij incidenti të hidhur. 

Sutjeska do të jetë mysafire e Prishinës javën që vjen në kuadër të BIBL, ndërsa klubi bardhekaltër nga kryeqyteti ynë ka bërë thirrje për mikpritje ndaj mysafirëve, ashtu si i ka hije sportit.  

TABELA AKTUALE DHE NDESHJET E RADHËS


 
Të gjitha lajmet nga Balkan League