GRUPI D

balkanleague.net
Rilski njofton Kozuvin me humbjen e parë të stinorit
11 February, 2015 @21:47
Ekipi bullgar, Rilski Sportist, që u mposht nga Sigal Prishtina në xhiron e shkuar të Balkan League, ia ka shkaktuar ekipit të pamposhtur deri më sot, Kozuvit, humbjen e parë të stinorit në BIBL.
Kjo, pasi që ekipi bullgar ka fituar dramën në Gjevgjeli të Maqedonisë duke fituar me epërsi 2 pikëshe në fund, 74-72. Drama ndodhi në minutën e fundit, kur tre herë u ndërrua epërsia në ndeshje, por Rilski arriti ta ketë atë të fundit dhe fituese.
Qendra bullgare Yordan Bozov, që është edhe kapiten i Rilskit ka pasur paraqitje madhore duke shënuar 29 pikë, derisa Tony Gugino ka shtuar 17 pikë e 11 kërcime tjera në fitore. Te Rilski në fund u dallua edhe Zarko Rakocevic që ka shënuar 7 pikë në 2 minutëshin e fundit të ndeshjes, kur u vendos edhe fituesi i përballjes.
Te Kozuvi, Vladimir Brckov me 18 pikë dhe Miladin Pekovic me 12 tjera, ishin më të dalluarit.