NJOFTIMI

BOROZANI/Erdis Driza/Arkiv
Prishtina niset pas pak, thërret për mikpritje
11 February, 2015 @19:47
Tashmë gjithçka është bërë e qartë. Sigal Prishtina ka fituar ndeshjen ndaj Sutjeskës 20-0, derisa lëndimet e pësuara të pesë personave nga ekipi prishtinas janë të lehta dhe jo të rrezikshme.
“Situata është qetësuar dhe shumë shpejtë do të nisemi nga hoteli,” ka njoftuar klubi në faqen zyrtare të Facebookut pak më parë.
Publiku në Niksic filloi fyerjet raciste dhe hudhi gjësende drejt lojtarëve të ekipit nga kryeqyteti ynë, duke shkaktuar lëndime të lehta te të goditurit, por jo të rrezikshme.
Pas konsultimit me drejtorin sportiv të ligës ballkanike, Shay Shtriks, komisioneri i ligës, Kamen Toshev, ndërpreu përfundimisht ndeshjen.
Sutjeskës nuk do t’i takoi as pika e humbësit, derisa gjobat dhe suspendimet tjera do të bëhet të ditura të premten, ka bërë të ditur faqja zyrtare e ligës ballkanike.
Ndërsa ekipi prishtinas nga Mali i Zi ka porositur:
“Javën që vjen ne do ta presim KK Sutjeskën në mënyrën më të mirë, ashtu siç i kemi pritur të gjitha ekipet deri më tani. Ne do t’ju tregojmë se ne jetojmë për basketboll, e dojmë atë sport dhe se jemi mikpritës të mirë.”