Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

ZYRTARE

20-0 për Prishtinën

BOROZANI/D.S.

20-0 për Prishtinën


11 February, 2015 @19:15

Në njoftimin e lëshuar nga liga ballkanike bëhet e ditur se ndeshja ndërmjet Sutjeskës dhe Prishtinës është ndërprerë pas gjashtë minutave, derisa hudhja e gjësendeve nga tifozët vendas në Niksic të Malit të Zi ka shkaktuar lëndime te dy lojtarët e Sigal Prishtinës, trajneri, menaxheri i ekipit dhe një nga stafi. 

Pas konsultimit të komisionerit Kamen Toshev me drejtorin sportiv të ligës, Shay Shtriks, është marrë vendimi që ndeshja të përfundojë. 

Të premten, liga ballkanike do të merr vendimin me këtë rast, derisa gjithashtu aty shkruan se rezultati përfundimtar i ndeshjes do të jetë 20-0 për Prishtinën dhe nuk do të ketë pikë për Sutjeskën. 

Balkan League, asnjëherë nuk ka toleruar dhunën dhe asnjëherë nuk do ta tolerojë sjelljen agresive ndaj asnjë ekipi, ka përfunduar komunikata e BIBL. 

Ndërprerja e ndeshjes

Fundi i ndeshjes


 
Të gjitha lajmet nga Balkan League