KRIZA NË LA

nba.com
Lakers, kafshatë e lehtë për rivalët
11 February, 2015 @9:03
Përpara, në të kaluarën, skuadrat që fitonin në Staples Center, numëroheshin si befasi, e tani me padurim janë duke pritur të luajnë me Los Angeles Lakers, për ta regjistruar fitoren e radhës.
Njëra ndër skuadrat më trofeshme në NBA, Lakers, humbjen e pestë me radhë e regjistroi kundër Denver Nuggetsit, në shtëpinë e tyre, me rezultat 106-96.
Tek Denveri, Ty Lawson, shkëlqeu me 32 pikë e 16 asistime, i cili luajti 45 minuta. Lawson u ndihmua edhe nga Darrell Arthur që realizoi 15 pikë.
Në anën tjetër, në mungesë të Kobe Bryantit, në skenë ishte Carlos Boozer me 21 pikë e 10 kërcime, por nuk mjaftuan për fitore.
Kjo ishte humbja e pestë me radhë e Los Angeles Lakersit, të cilët i kanë 39 humbje, krahas 13 fitoreve dhe gjenden kah fundi i tabelës në Konferencën Perëndimore.
Video
Ty Lawson kunder Lakersit