Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

GRUPI C

Kumanova mposht Mornarin

Foto: balkanleague.net

Kumanova mposht Mornarin


10 February, 2015 @22:10

Kumanova ka arritur të shënojë edhe një fitore të rëndësishme në Grupin C Balkan League, duke e mposhtur krejt në fund, Mornarin nga Tivari. 

Ekipi maqedon ka mposhtur në momentet e fundit të ndeshjes malaziasit, njejtë sikurse në ndeshjen e kaluar Craiovën, me dy pikë epërsi për të regjistruar fitoren e dytë me radhë dhe për të barazuar bilancin në 2 fitore e 2 humbje. 

Uros Lukovic ka qenë dominues për kumanovarët, që ka përfunduar ndeshjen me 26 pikë e 13 kërcime, derisa atij i ndihmoi edhe Aleksandar Kostoski me 18 pikë e 6 asistime. 

Te vendasit Nikola Korac ishte më i dalluari me 25 pikë të shënuara e 7 asistime, derisa Ivan Jelenic shtoi 18 pikë tjera. 

Rezultatet dhe Tabela aktuale


 
Të gjitha lajmet nga Balkan League