ALBAN VESELI

BOROZANI/Erdis Driza/Arkiv
Dështuam në mbrojtje
10 February, 2015 @22:06
Basketbollisti i Pejës, Alban Veseli, i cili ka qenë ndër basketbollistët më të mirë të verdhezinjëve në takimin e humbur nga Craiova ka thënë se mbrojtja e dobët ka qenë arsyeja kryesore e humbjes, duke mos humbur shpresat në ndeshjet tjera.
“Ishte ndeshje shumë e rëndësishme për ne, por dështuam. Mbrojtja jonë nuk ishte në nivel, derisa as shuti nuk na deshti. Do të shikojmë në ndeshjet e radhës, derisa shpresojë të arrijmë në gjysmëfinale të garës,” është shprehur ai menjëherë pas ndeshjes për kamerat e Radio Televizionit 21.
Veseli që u rikthye këtë stinor te Peja, pas një stinori të kaluar te Prishtina, ka përfunduar ndeshjen me efiçencë 12, duke shënuar 13 pikë, 4 kërcime dhe duke realizuar një bllokadë.
Pas kësaj ndeshjeje, Peja do të udhëtojë në Rumani për tu përballur me Craiovën në ndeshjen e parafundit të fazës së dytë të Balkan League.