BIE KARAGAÇI
BOROZANI/ Edrin Shkuliqi/ Arkiv
Peja dëshpëron, Craiova fituese në Karagaç
10 February, 2015 @21:09
Peja dëshpëroi në Karagaç sonte. Ekipi i Boris Kurtovic nuk ka arritur t’i arsyetojë pritjet e publikut të zjarrtë pejan, që i përkrahu deri në fund të ndeshjes.
Debutoi Chris Smith, por më të dalluarit te Peja ishin Alban Veseli e Drilon Hajrizi. E dardhë me bisht ekipit verdhezi u doli ish qendra e tyre, Radomir Marojevic.
Pjesa e parë e ndeshjes ishte për tu harruar. Pejanët nuk mund t’i bënin ballë mysafirëve rumun, të cilët të udhëhequr nga Djordje Micic dhe (për ironi) ish lojtari i Pejës, Radomir Marojevic, krijuan avantazh 10 pikësh në fund të çerekut të parë, e në të dytën e thelluan atë edhe më shumë, duke përmbyllur pjesën e parë 12 pikë epërsi.
Verdhezinjtë më kot provuan 9 herë për treshe, derisa asnjëri nuk arriti të qëllojë. Ndërsa në lojë u mbajtën nga qendrat e tyre, Jozo Brkic dhe Mario Austin.
Përkundër nismës së mirë në çerek të tretë, ekipi rumun qetësoi gjithçka kah fundi i saj duke mbajtur distancën e mëparshme. E në dhjetëminutëshin e fundit, përkundër se verdhezinjtë u afruan në tre pikë - me disa gabime në pasime të Janou Rubin nga ngutia, e hapave të Mario Austin - Craiova u rikthye për të fituar qetë në fund.
Më i miri te Peja sonte ishte Hajrizi, që me indeksin 15 përfundoi ndeshjen, duke shënuar 9 pikë, 8 kërcime dhe 4 asistime, derisa Alban Veseli shënoi 13 pikë, me një bllokadë e 4 kërcime.
E te mysafirët, Milivoje Bozovic e Radomir Marojevic përfunduan ndeshjen me nga 14 pikë, pas Djordje Micicit me 15 pikë e 5 asistime, te ekipi fitues.
TABELA E GRUPIT C:
1. PEJA | 3-1 | 7 pikë | |
2. CRAIOVA | 2-2 | 6 pikë | |
3. KUMANOVO | 2-2 | 6 pikë | |
4. MORNAR | 1-3 | 4 pikë |
Statistikat individuale te Peja
1 | Alban Veseli | 13 pikë | 4 kërcime | 1 bllokadë |
2 | Janou Rubin | 11 pikë | 4 kërcime | 5 asistime |
3 | Drilon Hajrizi | 9 pikë | 8 kërcime | 4 asistime |
4 | Jozo Brkic | 8 pikë | 6 kërcime | - |
5 | Jaleel Nelson | 8 pikë | 4 kërcime | 2 asistime |
6 | Mario Austin | 6 pikë | 1 kërcim | 1 asistim |
7 | Fisnik Rugova | 4 pikë | - | - |
8 | Chris Smith | 1 pikë | 3 kërcime | 1 asistim |
Statistikat individuale te Craiova
1 | Djordje Micic | 15 pikë | 4 kërcime | 5 asistime |
2 | Radomir Marojevic | 14 pikë | - | - |
3 | Milvoje Bozovic | 14 pikë | 8 kërcime | 3 asistime |
4 | Ivan Bosnjak | 9 pikë | 1 kërcim | 2 asistime |
5 | Szabolcz Santa | 6 pikë | 3 kërcime | 1 bllokadë |
6 | Marko Boltic | 5 pikë | 13 kërcime | 5 asistime |
7 | Dragos Andrei | 4 pikë | 1 kërcim | - |