Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PEJA

Me fitore, 100% në Final Four

BOROZANI/Erdis Driza

Me fitore, 100% në Final Four


9 February, 2015 @19:46

Peja e përforcuar dhe e përgatitur, po kërkon nesër fitoren e katërt në Grupin CBalkan League për të arritur Final Fourin e kësaj gare, për herë të parë në histori të klubit. 

Pasi që ia nisën fazës së dytë me 2 fitore të trashëguara ndaj Kumanovës, ndërsa mposhtën Mornarin në ndeshjen e parë të Grupit C, tashmë fitorja ndaj Craiovas do t’ia bënte bilancin 4-0 verdhezinjëve dhe do tu garantonte atyre pjesëmarrjen në katërshen finaliste të edicionit 2014/15 në BIBL. 

Me fitore Peja ka gjasa të mëdha që të përfundojë edhe si e para në grup, derisa kualifikimin e ka të sigurtë. 

Në anën tjetër, Craiova ka treguar lojëra të mira nga nisma e këtij viti, por humbën ndeshjen e parë në Grupin C, nga Kumanova

Në këtë ndeshje pritet të debutojë edhe përforcimi i ri i pejanëve, Chris Smith, që arriti dje në skuadër dhe tashmë është ambientuar në ekip si dhe ka kryer stërvitjet e para me verdhezinjtë. 

Në takimet e vitit të kaluar në kuadër të stinorit 2013/14 të Balkan League, Peja u mposht nga Craiova në Rumani me 10 pikë diferencë, derisa e kishte mposhtur në Karagaç me 15 pikë dallim. 

Në ndeshjen tjetër të Grupit, Kumanova luan si mysafire ndaj Mornarit. 


Video

Stërvitjet e Chris Smith sot




TABELA E GRUPIT C:

1 Peja 3-0 6 pikë
2 Craiova 1-2 4 pikë
3 Kumanovo 1-2 4 pikë
4 Mornar 1-2 4 pikë

 
Të gjitha lajmet nga Balkan League