MEM-ATL

nba.com
Arushat përbijnë Shqiponjën
9 February, 2015 @11:25
Arushat e Memphisit, dolën faqebardhë nga dueli me Atlanta Hawksin.
Mundi dhe dëshira për fitore, që kishin të dyja skuadrat, dhuroi spektakël në FedExForum, derisa gjatë ndeshjes 19-të herë është ndërruar epërsia.
Por, Memphisi është treguar një hap më përpara, kur në fund mposhtën kundërshtarin me rezultat 94-88. E lojtari më i dalluar ishte Mike Conley me 21 pikë e 6 asistime.
Në anën tjetër, i zgjedhuri All Star, Jeff Teague, luajti me 22 pikë, por nuk mjaftuan për tu përballur me arushat.
Memphis Grizzlies, gjendet në pozitën e dytë në Konferencën Perëndimore, me 38 fitore e 13 humbje, derisa Atlanta e regjistroi humbjen e 10 në këtë stinor, të cilët i kanë 42 fitore dhe janë në krye të Lindjes.
Video
Memphis-Atlanta