PËRFORCIMI

Foto: KB Prishtina/ Facebook
Trajkovski vishet bardhekaltër
8 February, 2015 @19:37
Përforcimi i paralajmëruar nga Sigal Prishtina ditë më parë, Bojan Trajkovski, ka arritur në Prishtinë sot.
Njoftimin e ka bërë të ditur faqja zyrtare e klubit bardhekaltër duke e postuar fotografinë e maqedonit me fanellë të ekipit të tij të ri.
Trajkovski 26 vjeç njeh mirë trajnerin e Prishtinës, Marjan Ilievski, me të cilin ka punuar më parë te Liria e Shkupit.