MINATORËT

BOROZANI/Edrin Shkuliqi/Arkiv
Trepça tejkalon Besën
8 February, 2015 @18:51
Trepça ka vazhduar me lojëra të mira në pjesën pranverore të stinorit, duke shënuar edhe fitoren e tretë nga katër ndeshje të zhvilluara.
Ekipi mitrovicas ka mposhtur Besën e parafundit në tabelë sot me 14 pikë epërsi, duke krijuar dallimin kryesor në çerekun e fundit të ndeshjes, pasi që deri atëherë ndeshja ishte e barabartë në të shumtën e rasteve.
Me këtë fitore, Trepça ka kaluar në pozitën e katërt të tabelës, duke shënuar fitoren e dhjetë të stinorit, derisa Besa vazhdon të mbetet e parafundit në tabelë.
REZULTATI, Sipas çerekëve
Çereku i parë | 18-18 | ||
Çereku i dytë | 32-29 | ||
Çereku i tretë | 48-46 | ||
Çereku i katërt | 68-54 |
Koshashënuesit te Trepça
1 | Samir Zekiqi | 24 pikë | ||
2 | Arian Tahiri | 20 pikë | ||
3 | Fikret Handzic | 10 pikë | ||
4 | Besnik Azemi | 6 pikë | ||
5 | Arian Mehmeti | 6 pikë | ||
6 | Gazmend Asllani | 2 pikë |
Koshashënuesit te Besa
1 | Alex Carcamo | 16 pikë | ||
2 | Joshua Mason | 14 pikë | ||
3 | Beqë Kovaqi | 14 pikë | ||
4 | Elvan Iljazi | 8 pikë | ||
5 | Mustafë Merovci | 2 pikë |